Lladrovci: Krenar me Policinë tonë, krenar me arritjet e përbashkëta - Gazeta Express
string(66) "lladrovci-krenar-me-policine-tone-krenar-me-arritjet-e-perbashketa"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 12:13

Lladrovci: Krenar me Policinë tonë, krenar me arritjet e përbashkëta

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 12:13

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë tonë, krenar me arritjet e përbashkëta”.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Në takim me major Avdi Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij nga Policia e Kosovës, diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer, arritjet dhe sfidat e sigurisë si dhe fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Kemi ofruar dhe vazhdojmë të ofrojmë bashkëpunim të gjithanshëm edhe për hapësirat e nevojshme në shërbim të Policisë së Kosovës.

E falënderova Major Berishën për vlerësimin dhe konsideratën, duke vlerësuar po ashtu lartë bashkëpunimin me Stacionin e Policisë në Drenas dhe Policinë Rajonale në shërbim të qytetarëve. Krenar me Policinë tonë, krenar me arritjet e përbashkëta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement