Lladrovci i përgjigjet Krasniqit e Tahirit: Do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit - Gazeta Express
string(97) "lladrovci-i-pergjigjet-krasniqit-e-tahirit-do-ta-shihni-forcen-e-moralin-e-qytetareve-te-drenasit"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 9:47

Lladrovci i përgjigjet Krasniqit e Tahirit: Do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 9:47

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përgjigjur ndaj deklaratave të Memli Krasniqit e Abelard Tahirit.

Ai ka thënë se qytetarët në Drenas nuk e durojnë fyerjen.

Postimi:

Drenasi është kampion i performancës komunale, vazhdojmë!

Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues.

Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel.

Më 12 Tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin.

Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës!