Emisioni Rubikon në Klan Kosova, sonte mirëpriti kryetarin aktual të Drenasit Ramiz Lladrovcin, me të cilin u diskutuan shumë tema.
Padyshim, nuk mungoi as çështja e kandidaturave për zgjedhjet e 12 tetorit, ku situata në Partinë Demokratike ka nisur të bëhet interesante.
Në këtë parti, ambicie ka shprehur edhe Petrit Hajdar, por tani mbetet të konfirmuar se kush përfundimisht do t’ia mësyjë garës për të parin e Drenasit.
Lladrovci në Klan Kosova, u shpreh shumë i bindur se vetëm ai do të jetë kandidat.
“Unë çdo kandidat që i hyn garës e vlerësoj, por kandidat për kryetar komune në Drenas ka veç një dhe ai jam unë”, deklaroi Lladrovci në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai tha se e ka ngritur PDK-në në nivelet më të larta në qeverisjen lokale.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...