Lladrovci falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në takimet parazgjedhore - Gazeta Express
string(72) "lladrovci-falenderon-qytetaret-per-pjesemarrjen-ne-takimet-parazgjedhore"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 21:29

Lladrovci falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në takimet parazgjedhore

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 21:29

Ramiz Lladrovci në përmbylljen e takimeve parazgjedhore, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në këto tubime.

Fryma e fitores gjatë këtyre ditëve të takimeve parazgjedhore ishte gjithandej e pranishme, prandaj fitorja ishte dhe mbetet fjala e qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Komunës “Për Drenasin Kampion”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Pritje e jashtëzakonshme në Baicë dhe te Cake House te Hast, ku bashkëbisedimi parazgjedhor me qytetarët është dëshmi se numri 101 është “Për Drenasin Kampion”.

Fryma e fitores gjatë këtyre ditëve të takimeve parazgjedhore ishte gjithandej e pranishme, prandaj fitorja ishte dhe mbetet fjala e qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Komunës “Për Drenasin Kampion”.

Falënderoj qindra e mijëra qytetarë të komunës së Drenasit për takimet, mikpritjen, për bashkëbisedimet dhe prioritetet e deklaruara në këto takime.

Qeverisja e mirë në Drenas, nuk pengohet, vazhdojmë, +4!