Lladrovci: Është koha që PDK ta ndalë përçmimin! - Gazeta Express
string(46) "lladrovci-eshte-koha-qe-pdk-ta-ndale-percmimin"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 16:50

Lladrovci: Është koha që PDK ta ndalë përçmimin!

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 16:50

Lidhur me gjendjen politike në Kosovë rreth çështjes së presidentit dhe ofertës për tetë nënshktime nga Kurti për PDK, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “është koha që PDK ta ndalë këtë përçmim”.

Politika është për ata që kanë vendosmëri, vizion e vullnet për tu ballafaquar me sfidat. Vendimmarrja në PDK, gjatë vitit të fundit, do të duhej të ishte prishja e matematikave, përball Vv-së në kulmin e pushtetit.

A mund t’ia dëmtonte PDK matematikat partisë në pushtet, në vitin e fundit? Po, ka mundur në disa raste, e para, ta votonte Glauk Konjufcën për kryeministër, ose, ta votonte Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, dhe normalisht, e treta të mos e votonte Dimal Bashën.

Këto tri gabime të mëdha e sollën PDK-në në nivelin e mjerimit. Arroganca e Kurtit dhe gatishmëria e tij për t’i “falur” 8 nënshkrime, për të bërë PDK opozitë, është kulmi i dobësisë së subjektit tim shtetformues e shtetndërtues. Është koha që PDK ta ndalë këtë përçmim.

Në lojë është edhe atuja e fundit politike, në këto dy a tri ditë, çështja e zgjidhjes së Presidentit. PDK të mos vazhdojë me gabime dhe të shpëtojë atë çka mundet. Përfundimisht ta përmbys narracionin e pushtetit sikur opozita i ka fajet për gjithçka.

Advertisement
Advertisement
Advertisement