Lladrovci: Besimi në drejtësi është argument për veprim! - Gazeta Express
string(54) "lladrovci-besimi-ne-drejtesi-eshte-argument-per-veprim"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 19:49

Lladrovci: Besimi në drejtësi është argument për veprim!

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 19:49

Ramiz Lladrovci ka deklaruar se “angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit”.

Postimi i tij në rrjetin social:

Qëndrueshmëria jonë për tu marrë parasysh e vërteta e luftës tonë çlirimtare, provat, fjala e avokatëve dhe heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, janë argumente për vendim lirues.

Duhet të ketë djem e vajza, burra e gra atdhetare që e shohin këtë padrejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, sepse është padrejtësi ndaj Kosovës, kombit dhe të vërtetës.

Demonstrata të qeta në qytetet evropiane, me diplomaci aktive e miq, do të ishin hapa deri në vendimin lirues për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën e bashkëluftëtarët.

Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit. Besimi në drejtësi është argument për veprim!

Advertisement
Advertisement
Advertisement