Liz Trus jep lajmin – Liverpool do ta organizojë Eurovision 2023 - Gazeta Express
string(62) "liz-trus-jep-lajmin-liverpool-do-ta-organizoje-eurovision-2023"

Liz Trus jep lajmin – Liverpool do ta organizojë Eurovision 2023

Muzike

Gazeta Express

07/10/2022 20:59

Liverpool është zgjedhur si qyteti që do ta organizojë edicionin e 67-të të Eurovision, pas një gare të ngushtë me qytetin tjetër të Mbretërisë së Bashkuar, Glasgow

Liverpool është qyteti që do të organizohet “BBC Eurovision 2023”, një qytet ky me një trashëgimi të pasur muzikore, por që do ta organizojë këtë festival duke e përcjellë atë me kulturën e pasur të Ukrainës.

Lexo Edhe:

Finalja e madhe e garës së Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool Arena, afër lumit “Mersey” të shtunën më 13 maj 2023, me gjysmëfinalet që do të mbahen të martën e nëntë majit dhe të enjten e 11 majit.

BBC, bashkë me European Broadcasting Union (EBU), do ta organizojnë garën me UA:PBC, transmetuesin publik të Ukrainës, të cilët e fituan garën  këtë vit.

Kënaqësinë këtë e ka dhënë edhe kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lis Truss.

“Shumë urime për Liverpoolin që është zgjedhur për ta organizuar BBC Eurovision 2023. Një qytet mikpritës, me një trashëgimi të pasur kulturore, Liverpooli do të organizojë një spektakël të paharrueshëm në të cilin do të gërshetohen kultura dhe krijimtaria e pasur muzikore e Ukrainës”, ka shkruar Truss në Facebook.

Drejtuesit e Eurosong e kanë zgjedhur Liverpoolin edhe për shkakun se ky qytet britanik është i binjakëzuar me qytetin e Odessas, aty ku ishte menduar që të organizohet festivali këtë vit, pasi që atë e fitoi Kalush Orchestra e Ukrainës me këngën “Stefanie”. /GazetaExpress/