Liverpooli vazhdon serinë perfekte me fitore të vështirë ndaj Gironas - Gazeta Express
string(69) "liverpooli-vazhdon-serine-perfekte-me-fitore-te-veshtire-ndaj-gironas"

Liverpooli vazhdon serinë perfekte me fitore të vështirë ndaj Gironas

Sport

Gazeta Express

10/12/2024 20:44

Pas gjashtë ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve të sivjetme, Liverpooli ka po aq fitore.

Të fundit e arriti sonte në “Estadio Municipal Montilivi” ndaj Gironas, por goxha vështirë.

Lexo Edhe:

Rezultati i takimit të sontëm ishte 1-0, me golin e shënuar nga Mo Salah në pjesën e dytë të ndeshjes.

Egjiptiani shënoi nga pika e bardhë në minutën e 63-të të ndeshjes.

Raste të tjera të mira shënimi nuk pati më, me Liverpoolin që e mbajti nën kontroll ndeshjen deri në sekondat e fundit të takimit.

Me këtë fitore, tashmë Liverpooli ka 18 pikë të tubuara, dhe pothuajse edhe zyrtarisht e ka siguruar mbetjen në Top 8-she.

Në anën tjetër, Girona është e 30-ta në tabelën e Ligës së Kampionëve, me vetëm tri pikë të tubuara./GazetaExpress/