Liverpooli ka shënuar fitore në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve në derbi ndaj Milanos në “San Siro”.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që realizuan në minutën e tretë përmes Pulisic, shkruan Gazeta Express.
Por “The Reds” u rikthyen me dy golat e qendërmbrojtësve për të shkuar në pushim në epërsi 1-2.
Fillimisht, barazoi Konate, në minutën e 23-të.
Kurse epërsinë ia dha Van Dijk, në minutën e 41-të.
Golin e qetësisë për 1-3, Liverpooli e shënoi në pjesën e dytë përmes Szoboslait, në minutën e 67-të.
Deri në fund gola nuk pati dhe Liverpooli arkëtoi tri pikët e para në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Sfidën e dytë skuadra e Arne Slot e luan në “Anfield Road” ndaj Bolognas, kurse Milani udhëton tek Leverkuseni./Gazeta Express