Liverpooli tërhiqet nga gara për Timo Werner - Gazeta Express
string(44) "liverpooli-terhiqet-nga-gara-per-timo-werner"

Liverpooli tërhiqet nga gara për Timo Werner

Gazeta Express

28/05/2020 8:49

Liverpooli është tërhequr nga gara për blerjen e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner, për të cilin interesim kanë shfaqur edhe Interi dhe Juventusi.

Kampioni i Evropës ishte favorit për t’i siguruar shërbimet e gjermanit, por sipas Mirror të kuqtë nuk duan t’i paguajnë më shumë se 35 milionë euro për të, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Werner ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, në vlerë 60 milionë euro, por duket se Liverpooli donte ulje masive të çmimit.

Tërheqja e Liverpoolit nga gara u jep mundësi ideale Interit dhe Juventusit për të luftuar për ta pasur 24-vjeçarin në skuadër.

Werner i ka shënuar 30 gola në 39 ndeshje për RB Leipzig deri tani këtë sezon, si dhe i ka dhuruar edhe 12 asiste njëkohësisht. /Gazeta Express/