Liverpooli s’ka pësuar kurrë humbje në Anfield me Shaqirin në lojë në ndeshjet e Premierligës - Gazeta Express
string(92) "liverpooli-ska-pesuar-kurre-humbje-ne-anfield-me-shaqirin-ne-loje-ne-ndeshjet-e-premierliges"

Gazeta Express

29/01/2020 15:42

Liverpooli s’ka pësuar kurrë humbje në Anfield me Shaqirin në lojë në ndeshjet e Premierligës

Gazeta Express

29/01/2020 15:42

Në skuadrën e Liverpoolit janë aktualisht dhjetë lojtarë të cilët nuk e kanë pësuar asnjë disfatë në stadiumin Anfield në ndeshjet e Premierligës. Në mesin e tyre është edhe zvicerani me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Skuadra e Jurgen Kloppit nuk e ka pësuar asnjë humbje në Premierligë si vendas që nga disfata kundër Crystal Palace në vitin 2017, transmeton Gazeta Express.

Kjo statistikë bën që një numër i tifozëve të Liverpoolit ta publikojnë online listën prej dhjetë lojtarëve të cilët nuk kanë pësuar asnjëherë disfatë në shtëpinë e Liverpoolit në Premierligë.

Alisson Becker – 27 paraqitje, 25 fitore, 2 barazime

Adrian – 6 paraqitje, 6 fitore

Virgil van Dijk – 38 paraqitje, 34 fitore, 4 barazime

Andy Robertson – 43 paraqitje, 37 fitore, 6 barazime

Fabinho – 21 paraqitje, 20 fitore, 1 barazim

Alex Oxlade-Chamberlain – 23 paraqitje, 17 fitore, 6 barazime

Naby Keita – 15 paraqitje, 13 fitore, 2 barazime

Xherdan Shaqiri – 15 paraqitje, 14 fitore, 1 barazim

Sadio Mane – 59 paraqitje, 50 fitore, 9 barazime

Mohamed Salah – 49 paraqitje, 40 fitore, 9 barazime

Xherdan Shaqiri e ka luajtur një rol periferik në skuadrën e Liverpoolit këtë sezon, pasi që lëndimet e tij dhe forma e mirë e sulmuesve të tjerë të Liverpoolit ia kanë limituar atij minutat e lojës.

Ish-ylli i Stoke Cityt, i transferuar në Liverpool gjatë verës së vitit 2018, e ka shënuar një gol gjithsej nëntë paraqitjet e tij në të gjitha garat këtë sezon, përderisa në sezoni 2018/19 e kishte luajtur një rol më të rëndësishëm në skuadrën e Kloppit. /Gazeta Express/