string(61) "liverpooli-shume-afer-nenshkrimit-me-zevendesuesin-e-arnoldit"

Sport

Gazeta Express

17/05/2025 21:20

Liverpooli shumë afër nënshkrimit me zëvendësuesin e Arnoldit

Sport

Gazeta Express

17/05/2025 21:20

Liverpooli është shumë afër nënshkrimit të mbrojtësit të djathtë holandez Jeremie Frimpong, sipas Fabrizio Romano.

Të Kuqtë kanë aktivizuar klauzolën e lirimit prej 35 milionë eurosh në kontratën e Frimpong me Bayer Leverkusen.

Frimpong pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin, ndërsa ekzaminimet e tij mjekësore janë planifikuar aktualisht.

Ky transferim do ta shohë 24-vjeçarin të bëhet mbrojtësi i ri i djathtë i Liverpoolit, duke forcuar opsionet e tyre mbrojtëse përpara sezonit të ardhshëm.

Lojtari do të zëvvendësojë Trent Alexander-Arnolidn që do të transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë.

Jeremie Frimpong ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 47 ndeshje këtë sezon.