Liverpooli njofton zyrtarisht transferimin e Hugo Ekitikes - Gazeta Express
string(58) "liverpooli-njofton-zyrtarisht-transferimin-e-hugo-ekitikes"

Sport

Gazeta Express

23/07/2025 20:41

Liverpooli njofton zyrtarisht transferimin e Hugo Ekitikes

Sport

Gazeta Express

23/07/2025 20:41

Liverpool ka fituar garën për njërin nga sulmuesit më të kërkuar të merkatos verore, duke firmosur me Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi francez ishte në radarët e Manchester United dhe Newcastle, me këta të fundit që kishin bërë edhe një ofertë të refuzuar nga klubi gjerman. Megjithatë, janë kampionët e Premier League që kanë dalë fitues, duke paguar një shumë totale prej 79 milionë paund – 69 milionë të garantuara dhe deri në 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Ekitike ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin, duke e lidhur me klubin deri në vitin 2031.

Ky transferim përfaqëson një fitim të madh për Eintracht Frankfurt, që e kishte blerë 23-vjeçarin nga PSG për vetëm 16.5 milionë euro verën e kaluar, pas një huazimi gjashtëmujor mbresëlënës.

Edhe pse ende nuk është grumbulluar nga Kombëtarja A e Francës, Ekitike shkëlqeu sezonin e kaluar me Frankfurtin, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat.