string(45) "liverpooli-me-fitore-te-thelle-ndaj-arsenalit"

Futboll

Gazeta Express

20/11/2021 20:24

Liverpooli me fitore të thellë ndaj Arsenalit

Futboll

Gazeta Express

20/11/2021 20:24

Një derbi i madh pritej ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit, por nuk ndodhi ashtu edhe në fushën e lojës. Të zgjedhurit e Jurgen Klopp e dominuan ndeshjen duke fituar ndaj “Topçinjve” me rezultat bindës 4:0.

Llogarinë e golave e hapi Sadio Mane në minutën e 39-të, pasi shënoi me kokë pas asistit të Trent Alexander-Arnold, shkruan Gazeta Express.

Goli i dytë erdhi në minutën e 52-të. Jota me një depërtim të bukur realizoi për 2:0.

Më pas, Salah shënoi në të 74-tën, e tre minuta më vonë realizoi edhe Minamino për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e dytë në Premierligë me 25 pikë, katër më pak se Chelsea.

Në anën tjetër, Arsenali gjendet i pesti me 20 pikë. /Gazeta Express/