Liverpooli ia mësyn Koulibalyt - Gazeta Express
string(30) "liverpooli-ia-mesyn-koulibalyt"

Liverpooli ia mësyn Koulibalyt

Gazeta Express

23/10/2020 19:30

“Reds” e shohin qendërmbrojtësin e Napolit si zëvendësues ideal të të lënduarit Virgil Van Dijk, i cili sipas të gjitha gjasave e ka humbur krejt sezonin

Liverpooli është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Virgil van Dijk, i cili pësoi lëndim të rëndë së fundmi, shkruan gazeta Express.

Lexo Edhe:

Qendërmbrojtësi holandez pritet të mungojë së paku gjashtë muaj dhe për të ky sezon thuajse ka marrë fund.

Për këtë, kampioni aktual anglez ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Futbollisti afrikan shihet si zëvendësues ideal i holandezit në “Anfield Road”.

Andaj, Liverpooli do të tentojë ta transferojë Koulibalyn në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Express/