Liverpooli ia mësyn Fabian Ruizit - Gazeta Express
string(33) "liverpooli-ia-mesyn-fabian-ruizit"

Liverpooli ia mësyn Fabian Ruizit

Futboll

Gazeta Express

06/12/2021 8:45

Liverpooli po planifikon të përforcohet në repartin e mesfushës.

Lexo Edhe:

Mediat e huaja shkruajnë se “Reds” do të peshkojnë në Itali.

Sipas portalit “Fichajes”, Të Kuqtë ia kanë vënë syrin futbollistit të Napolit, Fabian Ruiz.

Gjiganti britanik do ta bëjë tentimin e tij për mesfushorin spanjoll verën e vitit tjetër.

Klubi nga “Anfield Road” e sheh 25 vjeçarin si opsion ideal për mesfushë.

Nga ana tjetër, edhe futbollisti është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë.

Ai është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A. /Gazeta Express/