Alexander Isak është shndërruar në një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin anglez. Sulmuesi suedez, që po shkëlqen te Neëcastle, ka tërhequr interesimin e disa gjigantëve evropianë, me Liverpool-in që aktualisht shfaq interesimin më të madh për nënshkrimin e tij. Drejtuesit sportivë të “reds” besojnë se ardhja e tij do të përfaqësonte një hap të madh cilësor për repartin ofensiv dhe po e shqyrtojnë seriozisht një ofertë historike për të bindur “Magpies”.
Paraqitjet e Isak kanë qenë të jashtëzakonshme që nga momenti kur ai mbërriti në St. James’ Park. Aftësia e tij për të krijuar hapësira, për të përfunduar aksionet me të dyja këmbët, si dhe për të kontribuar në ndërtimin e lojës e bëjnë atë një përshtatje ideale për sistemin e Anfield-it. Pas largimit të Roberto Firminos, klubi nga Merseyside është në kërkim të një sulmuesi të gjithanshëm që kombinon teknikën, lëvizshmërinë dhe instinktin e golit. Suedezi duket se i posedon të gjitha këto cilësi.
Neëcastle është i vetëdijshëm për interesimin që po gjeneron lojtari i tyre kryesor, por nuk ka ndërmend të lehtësojë largimin e tij. Me një kontratë që zgjat deri në vitin 2028 dhe duke qenë pjesë kyçe e objektivave të ekipit, klubi anglez do të kërkojë shifra të larta vetëm për të nisur negociatat. Marrëveshja mund të shndërrohet në një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Liverpool-it, nëse realizohet.
Sulmuesi skandinav mbetet i fokusuar në paraqitjet e tij në fushë, duke ofruar performanca të spikatura javë pas jave. Megjithatë, ai nuk është i pandjeshëm ndaj zërave që e lidhin me një nga klubet më të dekoruara të Evropës. Mundësia për të garuar në kompeticione të nivelit më të lartë evropian dhe për trofe madhorë mund të ndikojë në vendimin e tij, nëse oferta nga kampi “i kuq” mbërrin me fuqinë e pritur.