Liverpooli i frikësohet largimit të Kloopit - Gazeta Express
string(43) "liverpooli-i-frikesohet-largimit-te-kloopit"

Liverpooli i frikësohet largimit të Kloopit

Gazeta Express

02/04/2020 15:00

Trajneri aktual i “Reds” flitet se mund të emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Gjermanisë

Liverpooli ka nisur të frikësohet se mund ta humbasë trajnerin Jurgen Klopp.

Lexo Edhe:

Mediumi britanik “Mirror” shkruan se trajneri gjerman mund të largohet nga kampioni aktual evropian dhe botëror për ta marrë në dorë Kombëtaren e Gjermanisë, përcjell Gazeta Express.

Flitet se edhe vetë ish-trajneri i Borussia Dortmundit do ta pëlqente detyrën e përzgjedhësit.

“Reds”, nga ana e tyre, shpresojnë ta shohin Kloppin për shumë vite në “Anfield Road”, duke krijuar dinasti njëjtë si Sir Alex Ferguson në Manchester United dhe Arsene Wenger në Arsenal.

Klopp ishte mjaft i suksesshëm me Liverpoolin, të cilit është afër t’ia sjell titullin e kampionit të Premierligës pas një kohe të gjatë. /Gazeta Express/