Sonte ka nisur xhiroja e katërt e Ligës së Kampionëve, me disa ndeshje shumë interesante në përbërje.
Ndër to është edhe takimi mes Liverpoolit dhe Real Madridit, një ritakim prej vitit të kaluar, ku ishin përballur në të njëjtën fazë, me “Të Kuqtë” që fitonin 2-0.
Liverpooli e Reali përplasen me njëri-tjetrin në “Anfield” përsëri, me dy trajnerët që tashmë kanë vendosur edhe 11-shet startuese.
Vendasit, të drejtuar nga Arne Slot do ta nisin me Mamardashvilin në portë, teksa Andy Robertson luan në vend të Milos Kerkezit. Mesfusha përbëhet nga Ryan Gravenberch, Dominik Szoboszlai dhe Alexis MacAllister.
Florian Wirtz e nis nga fillimi, së bashku në sulm me Mohamed Salahun dhe Hugo Ekitiken.
11-shes së Liverpoolit, Xabi Alonso i është kundërpërgjigjur me Thibaut Courtois në portë, me Fede Valverden, Eder Militaon, Dean Huijsenin dhe Alvaro Carrerasin që do të jenë para tij.
Kylian Mbappe është në qendër të sulmit, i ndihmuar nga Vinicius Jr dhe Jude Bellingham.
FORMACIONET E PLOTA:
Liverpool: Mamardashvili; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboslai, Wirtz, Ekitike.
Real Madrid: Courtois; Fede Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Camavinga, Tchouaméni; Arda Güler, Bellingham, Vinicius; Mbappé./GazetaExpress/