Liverpooli hyn në garë për Traoren - Gazeta Express
string(34) "liverpooli-hyn-ne-gare-per-traoren"

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 14:50

Liverpooli hyn në garë për Traoren

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 14:50

“Reds” synojnë t’i rivalizojnë Barcelonën e Juventusin për sulmuesin e Wolverhamptonit

Liverpooli është futur në garë për Adama Traoren.

Lexo Edhe:

Sulmuesi i rrezikshëm do të largohet nga Wolverhamptoni në verën e vitit tjetër.

Prandaj, gjigantët e futbollit evropian ia kanë vënë syrin atij.

Paraprakisht, 25 vjeçarin e pëlqenin klubet e mëdha si Juventusi e Barcelona, raporton portali “Fichajes”.

Mirëpo, së fundmi garës i është shtuar edhe Liverpooli, përcjell “Gazeta Express”.

“Reds” duan ta përforcojnë fazën e sulmit për sezonin 2022/2023.

Ata duan ta kenë në dispozicion sa më shumë sulmues, për t’i synuar Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

Përfaqësuesi spanjoll njihet për shkathtësitë e tij, ndërsa është një lojtar mjaft i fuqishëm. /Gazeta Express/