Liverpooli humb pikë në Anfield për herë të parë pas 24 ndeshjeve - Gazeta Express
string(65) "liverpooli-humb-pike-ne-anfield-per-here-te-pare-pas-24-ndeshjeve"

Liverpooli humb pikë në Anfield për herë të parë pas 24 ndeshjeve

Gazeta Express

11/07/2020 17:54

Burnley i dha fund ecurisë mbresëlënëse të Liverpoolit prej 24 fitoreve radhazi në shtëpi, stadiumint Anfield, duke i ndalur “Reds” e Jurgen Kloppit me barazim 1:1 në xhiron e 35-të të Premierligës.

Liverpooli ishte dominues në ndeshjen që u zhvillua sot në Anfield, duke e mbajtur 70 për qind të posedimit të topit dhe duke i bërë gjithsej 22 goditje drejt portës, megjithatë mysafirët i shfrytëzuan rastet e tyre më mirë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Liverpooli kaloi në epërsi në këtë ndeshje me rezultat 1:0 në minutën e 34-të, pasi një superharkim nga Fabinho u shfrytëzua nga mbrojtësi anësor Andy Robertson, i cili u tregua i saktë në goditjen e tij më kokë.

Por, përkundër tentimeve të vazhdueshme, djemtë e Kloppit s’arritën ta gjejnë golin e qetësisë dhe u ndëshkuan për këtë në minutën e 70-të, kur Jay Rodriguez e shënoi golin e barazimit për Burnleyn. Kjo ishte hera e parë që nga prilli i vitit 2018 që Rodriguez shënoi gola në dy ndeshje radhazi të Premierligës.

Pas këtij goli, Burnley ishte edhe më i fokusuar në mbrojtje dhe ia arriti qëllimit për ta ruajtur rezultatin, madje ishte afër ta shënojë golin e fitores pak minuta para fundit, por një gjë e tillë iu mohua nga shtylla e portës.

E përkundër që golin e shënoi Rodriguez, heroi i Burnleyt në këtë ndeshje ishte portieri Nick Pope, i cili ishte mbresëlënës, i cili i ndihmoi skuadrës së tij t’ia humbë pikët e para Liverpoolit këtë sezon në Anfield.

Me këtë barazim, Burnley ngrihet në pozitën e nëntë në tabelë, me 50 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadrës së Kloppit nuk i prish punë më shumë sesa vetëm për statistika, pasi që tashmë veçse është i konfirmuar edhe matematikisht si kampioni i ri i Anglisë. /Gazeta Express/