Liverpooli vazhdon formën e saj të mirë në Premierligë, duke mposhtur West Hamin me rezultat 5-2 në një ndeshje emocionuese.
Golat për Liverpoolin u shënuan nga Ekitike, Van Dijk, Mac Allister, Gakpo dhe një autogol i Disasit, ndërsa për West Hamin realizuan Soucek dhe Castellanos.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e 5-të me 48 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Top 4, ndërsa West Hami qëndron në vendin e 18-të me 25 pikë. /GazetaExpress