Liverpooli fiton në frymën e fundit, MacAllisteri e bën heroin - Gazeta Express
string(61) "liverpooli-fiton-ne-frymen-e-fundit-macallisteri-e-ben-heroin"

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 17:02

Liverpooli fiton në frymën e fundit, MacAllisteri e bën heroin

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 17:02

Në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë, Nottinghami i bëri konak Liverpoolit në “City Ground”.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot fitoi në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e Alexis MacAllisterit.

Argjentinasi shënoi në minutën e 97-të për t’i dhënë fitoren Liverpoolit, në një ndeshje mjaft të vështirë.

MacAllisteri shënoi edhe në minutën e 90-të, mirëpo goli i tij u anulua shkaku se e kishte prekur topin me dorë.

Nottinghami në anën tjetër, nën drejtimin e trajnerit të ri, mori humbjen e parë, pasi kishte fituar në mesjavë ndaj Fenerbahçes në udhëtim në kuadër të Ligës së Evropës.

Me këtë fitore të sotme, Liverpooli shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e gjashtë.

Ndërkohë, Nottinhgami mbetet i 17-ti me 27 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement