Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Luton, shkon në +4 - Gazeta Express
string(51) "liverpooli-fiton-me-permbysje-ndaj-luton-shkon-ne-4"

Futboll

Gazeta Express

21/02/2024 22:45

Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Luton, shkon në +4

Futboll

Gazeta Express

21/02/2024 22:45

Liverpooli e ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.

Të kuqtë triumfuan 4:1 në shtëpi ndaj Luton, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Ogbene që shënoi në minutën e 12-të, shkruan Gazeta Express.

E rikthimi i skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp erdhi në pjesën e dytë.

Virgil van Dijk barazoi rezultatin në minutën e 56-të, kurse dy minuta më pas Gakpo përmbysi gjithçka.

Luis Diaz shënoi për 3:1 në minutën e 71-të, kurse krejt në fund Harvey Elliott realizoi për 4:1.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 60 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Manchester City dhe pesë më shumë se Arsenali që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Luton mbetet në pozitën e 18-të me 20 pikë gjithsej