Liverpooli është klubi që përmendi Sassuolo që e do Locatellin - Gazeta Express
string(62) "liverpooli-eshte-klubi-qe-permendi-sassuolo-qe-e-do-locatellin"

Liverpooli është klubi që përmendi Sassuolo që e do Locatellin

Sport

Gazeta Express

30/07/2021 9:46

Liverpooli ka hyrë në garë për Locatellin. E duan edhe Juventusi dhe Arsenali.

Përvec Arsenalit dhe Juventusit, shefi ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, konfirmoi se një tjetër klub anglez i ka kontaktuar ata për Manuel Locatellin.

Lexo Edhe:

“Ai dëshiron t’i bashkohet Juventusit. Do të ishim të lumtur ta shesim atë në Juve… por ata duhet të paguajnë çmimin e duhur. Arsenali ka bërë ofertë për ta transferuar atë gjithashtu dhe një tjetër klub i ri anglez ka hyrë në garë”, tha ai.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Liverpooli është klubi që Carnevali nuk ia përmendi emrin.

Jurgen Klopp humbi gjatë verës Wijnaldumin dhe e sheh Manuel Locatellin si idealin për skuadrën e tij. /Gazeta Express/