Liverpooli e viziton Sheffield Unitedin, me synim për ta ndërprerë serinë e humbjeve radhazi - Gazeta Express

Liverpooli e viziton Sheffield Unitedin, me synim për ta ndërprerë serinë e humbjeve radhazi

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 19:18

Liverpooli do të kërkojë ta ndërpresë serinë prej katër humbjeve radhazi në Premierligë, kur të vizitojë Sheffield Unitedin sonte në Bramall Lane.

Kampioni në fuqi i Anglisë po kalon nëpër periudhën më të errët në kohët e fundit, pasi i ka humbur katër ndeshjet e fundit, tri prej të cilave në shtëpi, raporton Gazeta Express.

Por as Sheffield – që është e fundit në tabelën e Premierligës – nuk ka bërë më mirë se të kuqtë në javët e fundit, pasi i ka humbur tri ndeshje radhazi.

Shpresat e skuadrës së Jurgen Kloppit për ta mbrojtur titullin janë shuar tashmë, pasi Manchester City e ka krijuar një epërsi prej 22 pikëve ndaj tyre në krye të tabelës pas 26 ndeshjeve.

Të kuqtë do të kërkojnë të sigurohen që ta mbyllin sezonin në top katërshe dhe nëse fitojnë sonte, atëherë do t’i afrohen në vetëm dy pikë vendit të katërt, West Ham.

Kosovari Xherdan Shaqiri do ta nisë takimin nga banka rezervë.

Formacionet zyrtare:

Sheffield:

Liverpool: