Liverpooli e thyen rekordin në Premierligë, sot do ta transferojë Alexander Isak për 157 milionë euro - Gazeta Express
string(100) "liverpooli-e-thyen-rekordin-ne-premierlige-sot-do-ta-transferoje-alexander-isak-per-157-milione-euro"

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 9:20

Liverpooli e thyen rekordin në Premierligë, sot do ta transferojë Alexander Isak për 157 milionë euro

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 9:20

Liverpooli më në fund e ka arritur marrëveshjen me Newcastle United për transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak, i destinuar për t’u bërë lojtari më i kushtueshëm në histori të Premierligës.

Ky “operacion” pritet të mbyllet për 136 milionë funte, apo më saktësisht 157 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Isak, autor i 23 golave dhe i 6 asistimeve në 34 ndeshje në sezonin e fundit, do ta nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me “Reds”, ndërsa do t’i kryejë vizitat mjekësore në orët në vazhdim.

Transferimi do ta shënojë fundin e një kapitulli të gjatë të problemeve mes lojtarit dhe klubit aktual.

Që nga mesi i gushtit, Isak e kishte shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar nga Newcastle, duke folur për premtimet që s’janë mbajtur dhe një raport të zbehtë besimi.

Ish-futbollisti i Real Sociedadit kishte refuzuar të luante në disa ndeshje edhe pse s’kishte marrëveshje, ndërsa “Magpies” fillimisht iu kishin rezistuar krejt ofertave të Liverpoolit.

Me arritjen e Isak, “Të Kuqtë” do ta arrijnë një shifër rekorde prej 500 milionë eurosh shpenzime veç në këtë verë, pasi i transferuan yjet si Florian Wirtz, Hugo Ekitiké, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong e Giovanni Leoni.

Objektivi i klubit mbetet i qartë: të garojë për të gjithë trofetë në Angli dhe ta mundohet ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi suedez do të thotë një “armë” më shumë në sulm për trajnerin Arne Slot.

Transferimi rekord e konfirmon dëshirën e Liverpoolit për ta përforcuar ekipin me lojtarë të nivelit të lartë, duke llogaritur tek një impakt i menjëhershëm, si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane. /Gazeta Express