Liverpooli ka pësuar humbje nga Plymouth me rezultat 1-0 në kuadër të 1/16 të FA Cup.
Pjesa e parë nuk është se solli diçka të mirë, sa i përket rasteve, ku Liverpooli kishte një rast me James McConnell.
Me të filluar pjesa e dytë, Plymouth fitoi penallti, ku Ryan Hardie ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.
Liverpooli u lëshua në sulm në pjesën e mbetur të takimit, ku fillimisht kishte rast të mirë me Federico Chiesan, por pa sukses.
Darëin Nunez dhe James McConnell pak pa u futur në kohën shtesë tentuan të rrezikonin, por sërish nuk gjetën rrjetën.
As dhjetë minuta shtesë nuk i ndihmuan Liverpoolit, ku kishte dy raste me Nunez dhe Kelleher, që nuk shënuan, duke sjellë eliminimin nga FA Cup.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...