Liverpool është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje për të transferuar portierin Freddie Woodman, një lojtar që më parë ishte në shënjestrën edhe të Manchester United.
Deri tani këtë verë, kampionët e Premier League kanë firmosur me Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez, ndërsa emra si Marc Guehi, Hugo Ekitike, Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak janë përfolur gjithashtu për një transferim të mundshëm në Anfield.
Sidoqoftë, të premten në mbrëmje erdhi një përditësim surprizë: sipas gazetarit të The Times, Paul Joyce, Liverpool është afër firmës me portierin Freddie Woodman nga Preston North End, si transferim i lirë.
Në një postim në rrjete sociale, Joyce shkroi:
“Liverpool pranë nënshkrimit me portierin Freddie Woodman si transferim i lirë nga Preston North End. Ai do të shërbejë si zëvendës për Alisson dhe Giorgi Mamardashvili, ndërsa Jaros dhe Davies do të huazohen te Ajax dhe Crawley Town sezonin tjetër.
Woodman plotëson kriterin si lojtar i trajnuar në Angli (Association Trained), ndaj nuk zë një nga 17 vendet për lojtarë të huaj në listën e UEFA-s.”
Përpara këtij transferimi drejt Anfield, Woodman ishte përfolur edhe si objektiv i Manchester United, që e shihte si portier të tretë. Megjithatë, sipas The Sun, United ka zgjedhur të rinovojë kontratën e Tom Heaton, duke e përjashtuar opsionin Woodman.
Ky transferim i përforcon alternativat e Liverpoolit në portë, veçanërisht në një sezon ku pritet të garojë në disa fronte./GazetaExpress/