Liverpool e ka mposhtur Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës me rezultat 4-0 në Anfield, për ta vazhduar formën e shkëlqyer këtë sezon prej që Arne Slot mori skuadrën në drejtimin e tij. Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë ku Luis Diaz (61’, 83’, 90+2’) shënoi het trik. Goli i tjetër i Liverpool u shënua nga Gakpo (63’)
Liverpool vazhdon me paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve ku nga katër xhiro ka 12 pikë dhe është në vendin e parë.
Forma e mirë e Liverpool në Premier Ligë, ku po ashtu është në vendin e parë, është përcjellë edhe në Ligën e Kampionëve ku skuadra nga Anfield ka katër fitore nga po aq ndeshje.
Leverkusen i Granit Xhakës luajti më mirë në pjesën e parë të ndeshjes dhe ata kërkuan një penallti në minutën e 21-të, por që arbitri mendon se ishte ndërhyrje e rregullt dhe loja vazhdon!
Në fund të pjesës së parë u mendua që Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen) shënoi gol, por arbitri Danny Makkelie menjëherë sinjalizon për një rishikim me VAR dhe pas rishikimit goli u anulua.
Në pjesën e dytë Liverpool ishte një skuadër më e mirë. Në minutën e 61-të, Curtis Jones pason për mrekulli të Luis Diaz që shënon një gol të bukur për rezultat 1-0.
Cody Gakpo shënoi gol në minutën e 63, për të cilin gol u tha së ishte në pozitë jashtëloje por pas rishikimit në VAR ai u pranua.
Leverkusen ka mundur ta hap sfidën në minutën e 69-të, por Victor Boniface (Bayer Leverkusen) nuk arriti të shënoi gol.
Minuta 72-të Alexis Mac Allister (Liverpool) gjuan nga kufijtë e zonës së penalltisë, por Lukas Hradecky arrin të neutralizojë goditjen e tij pa vështirësi.
Në minutën e 83-të, Mohamed Salah jep një kros të saktë në zonë, dhe Luis Diaz (Liverpool) arrin ta kontrollojë topin dhe e dërgon në cepin e poshtëm të djathtë duke shënuar golin e tretë.
Dy minuta më vonë Leverkusen sulmoi me Patrik Schick, i cili u fut në zonë dhe godet fort drejt këndit të poshtëm të majtë. Një përpjekje e shkëlqyer, por një pritje edhe më e mirë nga Caoimhin Kelleher, i cili e devijon topin jashtë.
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) sulmoi përsëri në minutën e 86-të, ku topi shkoi brenda zonës së penalltisë. Ai godet me një gjuajtje të ulët drejt mesit të portës, por portieri e ndalon me një pritje të shkëlqyer.
Leverkusen vazhdon me sulmet ku në minutën e 87-të Robert Andrich (Bayer Leverkusen) pati një mundësi të mirë për të ndryshuar rezultatin. Ai vrapoi drejt portës dhe lëshoi një goditje nga jashtë zonës së penalltisë që shkoi drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri ishte gati dhe bëri një pritje të jashtëzakonshme.
Diaz e kompletoi het trikun e tij në minutën e dytë shtesë të ndeshjes kur ai goditi topin që erdhi nga një devijim në zonë dhe ai shënoi në këndin e poshtëm të majtë të portës për rezultat përfundimtar 4-0 të Liverpoolit. /GazetaExpress/