Liverpool të pandalshëm, arrin fitoren e 22-të - Gazeta Express
string(45) "liverpool-te-pandalshem-arrin-fitoren-e-22-te"

Liverpool të pandalshëm, arrin fitoren e 22-të

Gazeta Express

23/01/2020 23:01

Djemtë e Jurgen Klopp nuk dinë të ndalen. Pas fitores kundër Manchester United në vikend ata kanë arritur që të fitojnë edhe sonte kundër Wolves, një fitore e vështirë e tyre por që ia jep atyre 3 dhe plus 16 pikë dallim prej vendit të dytë

Liverpool nuk po ndalet.

Lexo Edhe:

Sot ata kanë arritur fitoren e 22-të në Premier Ligë kundër një skuadër tepër të vështirë, si ajo e Wolves e cila ka ditur ti shkaktojë kokëçarje shumë skuadrave të mëdha në premier Ligë.

Liverpool erdhi herët në epërsi, në minutën e tetë.

Një goditje nga këndi e krosuar nga Alexander Arnold i cili gjen Jordan Henderson. Ky i fundit shënon gol në minutën e 8 te ndeshjes një gol të bukur me kokë.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Wolves ishin më të mirë dhe arritën që të barazojnë që në minutën e 51-të ku Raul Jimenez shënoi me kokë.

Ëolves pati shumë mundësi shënimi pas golit të barazimit madje pati edhe një goditje shtylle.

Megjithatë, Liverpool tregoi karakterin e kampionit dhe nga minuta e 70-të fillon ta merr inciativën në ndeshje.

Pikërisht goli i epërsisë vije në minutën e 84-të dhe përsëri ishte kyç Henderson në këtë gol i cili asistoi për Firminon.

Ky i fundit shënoi gol që i dha tri pikë Liverpool.

Tani Liverpool ka 16 pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë dhe ka mundësi që këtë epërsi ta thellojë në 19 pikë pasi që luan një ndeshje të mbetur kundër Ëest Ham të mëkurën më 29 janar. /GazetaExpress/