Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë - Gazeta Express
string(69) "liverpool-shkund-atleticon-me-dy-gola-te-shpejte-salah-ne-super-forme"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 21:17

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 21:17

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke shënuar dy gola brenda pak minutash dhe duke e marrë lojën në kontroll që në fillim.

Goli i parë erdhi pas një aksioni të shkëlqyer të Mohamed Salah, i cili ekzekutoi një goditje dënimi mjaft të rrezikshme. Topi u devijua nga mbrojtja, ndërsa Andrew Robertson u gjend në vendin e duhur për të shtyrë sferën në rrjetën e portierit Jan Oblak, duke i dhënë epërsinë “të kuqve”.

Vetëm dy minuta më vonë, Liverpooli shënoi sërish. Mesfushori Ryan Gravenberch dhuroi një pasim të artë për Salah, i cili brenda zonës nuk gaboi dhe mposhti sërish Oblakun, duke e dyfishuar rezultatin.

Me këtë ritëm të lartë dhe me një Salah në super formë, skuadra e Arne Slott po e dominon takimin, ndërsa ndeshja sapo ka hyrë në minutën e 20-të.

Tifozët në “Anfield” janë në festë, teksa egjiptiani po konfirmon edhe një herë statusin e tij si lider i padiskutueshëm i skuadrës. /GazetaExpress/

Mëposhtë linkat e të dyja golave:

Goli i parë

https://streamff.com/v/1ea8b6d0

Goli i dytë

https://streamff.com/v/cfb71f0argg’