Liverpool – Real Madrid, këta janë gjyqtarët e caktuar nga UEFA për finalen e Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(94) "liverpool-real-madrid-keta-jane-gjyqtaret-e-caktuar-nga-uefa-per-finalen-e-liges-se-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

27/05/2022 21:35

Liverpool – Real Madrid, këta janë gjyqtarët e caktuar nga UEFA për finalen e Ligës së Kampionëve

Sport

Gazeta Express

27/05/2022 21:35

Të shtunën mbrëma do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Në garë për trofeu e çmuar të kësaj gare janë Liverpooli dhe Real Madridi, skuadra të cilat do të takohen në finale, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

UEFA ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Clement Turpin do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ai do të asistohet nga Nicolas Danos dhe Cyril Gringore.

Benoit Bastien është i caktuar si gjyqtar i katërt, kurse Jerome Brisard do të jetë në dhomën e VAR-it.

Të gjithë gjyqtarët janë nga Franca.

Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në “Stade de France”. /Gazeta Express/