Liverpool – PSG shkon në vazhdime, po vendos goli i Dembeles - Gazeta Express
string(57) "liverpool-psg-shkon-ne-vazhdime-po-vendos-goli-i-dembeles"

Sport

Gazeta Express

11/03/2025 22:56

Liverpool – PSG shkon në vazhdime, po vendos goli i Dembeles

Sport

Gazeta Express

11/03/2025 22:56

Ndeshja më e zjarrtë e natës së sotme në Ligën e Kampionëve ka shkuar në vazhdime.

Në “Anfield” po zhvillojnë luftë të ashpër Liverpooli dhe PSG-ja, shkruan “Gazeta Express”.

Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1-0, me golin e shënuar nga Ousmane Dembele në minutën e 12-të të ndeshjes.

Dembele në fakt e kishte baraspeshuar sfidën në 1-1, pasi Liverpooli e fitonte ndeshjen e parë në Paris, 1-0.

Pjesën e dytë, Liverpooli kishte disa mundësi të arta për të shënuar, por disa herë goditi shtyllën e në raste të tjera Gianluigi Donarumma ishte në krye të detyrës.

Ndeshja tashmë shkon në vazhdime, dy herë nga 15 minuta./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement