Liverpool mezi e mund Ajaxin, Atalanta deklason FC Midtjylland - Gazeta Express
string(61) "liverpool-mezi-e-mund-ajaxin-atalanta-deklason-fc-midtjylland"

Gazeta Express

21/10/2020 23:16

Liverpool mezi e mund Ajaxin, Atalanta deklason FC Midtjylland

Gazeta Express

21/10/2020 23:16

Liverpool ka fituar me anë të një autogoli në Amsterdam sonte kundër Ajaxit. Në anën tjetër Atalanta e ka deklasuar FC Midtjylland me rezultat të thellë 0-4

Ajax- Liverpool 0-1

Lexo Edhe:

Liverpool ka shënuar fitore minimale sonte në Amsterdam. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë. Ishte një depërtim i mirë i Liverpool në zonë ku një top i pësuar zhagazi në zonë bëri që ta devijoi Nicolas Taglaficio dhe kështu të shënoi autogol në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë Liverpool e kontrolloi ndeshjen dhe ishte afër golit të dytë por që Onana mbrojti dy përpjekje të Liverpool dhe në fund rezultati ishte 0-1. Kështu, skuadra e Jurgen Klopp që pati disa mungesa sonte arrin të fitorja e parë në Ligën e Kampionëve.

FC Midtjylland-Atalanta 0-4

Atalanta e ka mposhtur me goleadë skuadrën FC Midtjylland nga Danimarka duke e dominuar atë që nga minuta e parë e takimit. Duvan Zapata do të shënonte golin e parë për mysafirët në minutën e 26-të. 10 minuta më vonë Gomez do ta dyfishonte epërsinë derisa pjesa e parë do të përfundonte me tre gola pasi që në minutën e 42-të shënoi edhe Muriel. Pjesa e dytë përsëri u dominua nga bergamasit e Italisë derisa shënuan golin e katër me Aleksey Miranchuk që shënoi në minutën e 89-të. Kështu Atalanta me këtë fitore prin në Grupin D me 3 pikë aq sa ka Liverpool në vendin e dytë. Vendin e tretë përkatësisht të katërt e ndajnë skuadrat Ajax dhe Midtjylland. /GazetaExpress/