Liverpool me përmbysje prej kampioni - Gazeta Express
string(36) "liverpool-me-permbysje-prej-kampioni"

Gazeta Express

28/09/2020 22:55

Liverpool me përmbysje prej kampioni

Gazeta Express

28/09/2020 22:55

Liverpooli e ka mposhtur 3-1 Arsenalin në ‘Anfield’.

Është mbyllur takimi mes Liverpoolit dhe Arsenalit që u zhvillua në Anfield në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.

Lexo Edhe:

Vendasit në fund ndalën në shtëpi pikët e plota, ani pse Arsenali lehtë mund të kishte marrë diçka në ‘Anfield’.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët.

Pas 26’ minutave lojë, pas një gabimi në mbrojtje të Robertson, që i bëri dhuratë Alexandre Lacazettes, pa problem e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Por, tre minuta më vonë, në at të 28’, vendasit reaguan duke barazuar gjithçka.

Sadio Mane shënoi për 1-1.

Pas gafës që bëri te goli i mysafirëve, Robertson ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë për të shënuar për 2-1 në minutën e 35’, duke e kaluar në epërsi Liverpoolin.

Në pjesën e dytë, Alexandre Lacazettes humbi dy raste 100% shënime dhe ligji i pashkruar i futbollit thotë ‘kur nuk shënon, e pëson’. Kështu, në minutën e 88’, debutuesi Diogo Jota arriti ta dërgojë në rrjetë një goditje të bukur për rezultatin përfundimtar 3-1. /Gazeta Express/