Liverpool ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të FA Cup, duke triumfuar bindshëm 3-0 ndaj Brighton, pavarësisht se disa nga yjet kryesorë pushuan.
Curtis Jones zhbllokoi rezultatin në minutën e 42’ pas një asistimi të Milos Kerkez, duke i dhënë epërsinë “Reds”-ave. Në pjesën e dytë, Dominik Szoboszlai shënoi një supergol për ta dyfishuar epërsinë (56’), ndërsa fitoren e vulosi Mohamed Salah me një penallti në minutën e 68’, të shkaktuar nga Van Hecke.
Me këtë fitore, Liverpooli i bashkohet skuadrave favorite për të vazhduar garën për trofeun, ndërsa kundërshtari i tyre për raundin tjetër do të mësohet pas shortit. /GazetaExpress