Liverpooli ka shtuar një seksion të ri në faqen zyrtare të internetit si homazh për Diogo Jotën pas vdekjes së tij të parakohshme.
Më 3 korrik, Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën kur makina e tyre u aksidentua në orët e para të mëngjesit në veri të Spanjës.
Sulmuesi 28-vjeçar kishte lidhur së fundmi kurorë me dashurinë e tij të fëmijërisë në një ceremoni në vendlindjen e tij në Portugali, pas një sezoni që përfundoi me suksese dhe trofe si me klubin ashtu edhe me Kombëtaren.
Pas ngjarjes tragjike, Liverpooli njoftoi se fanella me numrin 20 e Jotës do të tërhiqej menjëherë nga të gjitha nivelet, pas konsultimit me bashkëshorten e tij dhe familjen.
Që nga ajo kohë, klubi ka zgjeruar homazhin edhe në faqen zyrtare.
Në seksionin e faqes ku renditet skuadra e parë e meshkujve sipas pozicioneve, një link për profilin e Jotës është përjetësuar nënntitullin ‘përgjithmonë’.
Profili i Jotës tani përmban një homazh për sulmuesin, i cili mbyllet me fjalinë: “Ai do të jetë gjithmonë numri ynë 20.”