Liverpool duhet transferojë Upamecanon, pas lëndimit të Van Dijk - Gazeta Express
string(63) "liverpool-duhet-transferoje-upamecanon-pas-lendimit-te-van-dijk"

Liverpool duhet transferojë Upamecanon, pas lëndimit të Van Dijk

Gazeta Express

20/10/2020 10:51

Qendërmbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, do të mungojë për disa muaj pas lëndimit në ndeshjen kundër Everton, duke lënë një boshllëk të madh në mbrojtjen e të kuqve.

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka propozuar që të kuqtë të tentojnë për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecanon, pasi që Van Dijk do t’i nënshtrohet operacionit pas lëndimit në ndeshjen kundër Evertonit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Carragher beson se kampioni në fuqi duhet ta transferojë Upamecanon, në mungesë të qendërmbrojtësve.

Për qendërmbrojtësin francez interesim ka shprehur edhe skuadra e Manchester Unitedit.

“Dejan Lovren u largua dhe nuk e zëvendësuan, tani kanë vetëm tre qendërmbrojtës dhe njëri prej tyre, Joel Matip është gjithmonë i lënduar. Por është në pikëpyetje tani edhe Joe Gomez”, u deklarua Carragher.

Upamecano ka kontratë me klubin gjerman Leipzig deri në vitin 2023, ndërsa klauzola e tij është 50 milionë euro./Gazeta Express/