Liverpool është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, me negociatat mes dy klubeve që kanë hyrë në fazën përfundimtare rreth strukturës së marrëveshjes, e cila mund të arrijë vlerën e 114 milionë funteve.
“The Reds” kanë paraqitur një ofertë të tretë zyrtare javën e kaluar – 100 milionë £ të garantuara dhe 14 milionë të tjera në formë bonusesh. Nëse finalizohet, ky do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, duke kaluar rekordin e Virgil van Dijk prej 75 milionë £ në vitin 2018.
Sipas burimeve për BBC Sport, bisedimet aktualisht janë përqendruar në detajet përfundimtare, përfshirë vlerën dhe kushtet e përmbushjes së bonuseve. Leverkusen e kishte vlerësuar Wirtz-in rreth 126 milionë £.
22-vjeçari ka bërë të ditur se dëshira e tij është të transferohet në “Anfield”, pavarësisht interesimit nga Manchester City dhe Bayern Munich.