Liverpool bën histori në Champions League me fitoren ndaj Atletico Madrid - Gazeta Express
string(73) "liverpool-ben-histori-ne-champions-league-me-fitoren-ndaj-atletico-madrid"

Futboll

Gazeta Express

18/09/2025 18:59

Liverpool bën histori në Champions League me fitoren ndaj Atletico Madrid

Futboll

Gazeta Express

18/09/2025 18:59

Goli i vonshëm i Virgil van Dijk në “Anfield” shënoi një moment historik në Champions League.

Liverpool siguroi tre pikë në fazën e ligës së Champions League pas një fitoreje dramatike ndaj Atletico Madrid, edhe pse fillimisht shpërdoruan një epërsi prej dy golash.

Andy Robertson dhe Mohamed Salah shënuan brenda gjas

Kapiteni Virgil van Dijk u shfaq me një gol me kokë në minutën e 92-të, duke i dhënë fitoren ekipit të Arne Slot, që sezonin e kaluar e mbylli fazën e ligës në vendin e parë.

Fitorja e Liverpool ishte e treta radhazi për një skuadër të Premier League kundër një ekipi nga La Liga këtë javë – diçka e veçantë në historinë e Champions League.

Sipas Opta, është hera e parë që tre ekipe angleze mposhtin kundërshtarë spanjollë në një ditë të vetme faze grupesh apo faze lige të Champions League.

Arsenali e nisi serinë me një fitore 2-0 kundër Athletic Club në San Mames të martën, falë golave të Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard. Po atë ditë, Tottenham Hotspur mposhti Villarrealin me një autogol në Londër.

Goli i fundit i Van Dijk kompletoi “tripletën” angleze kundër spanjollëve, por mund të ketë edhe një të katërt.

Kjo javë e Champions League është e rrallë, pasi ndeshjet shtrihen në tre ditë. Dy skuadra angleze janë ende për t’u parë në fushë.

Të enjten, Newcastle United pret Barcelonën në “St. James’ Park”, një rival i njohur për ta në Europë. Po atë mbrëmje, Manchester City do të presë Napolin në “Etihad”, me rikthimin e Kevin De Bruyne dhe ish-lojtarëve të Manchester United, Scott McTominay dhe Rasmus Hojlund.

Ndërkohë, Chelsea u mund 3-1 nga Bayern Munich në Gjermani të mërkurën. /GazetaExpress/