Alexander Isak ka filluar këtë javë takimet me shokët e rinj të skuadrës te Liverpool, por një video e publikuar nga “The Reds” në rrjete sociale ka ndezur debat, pasi është parë si tallje ndaj Newcastle.
Liverpool përfundoi marrëveshjen 125 milionë £ për sulmuesin suedez në ditën e fundit të merkatos, pas një sage të gjatë transferimi. Isak u vendos në “bojkot” nga Newcastle pasi ata refuzuan ofertën e parë prej 110 milionë £ dhe nuk u paraqit në ndeshjet hapëse të Premier League.
Në një postim në Instagram, Isak akuzoi ish-klubin e tij për “thyerje premtimesh”, ndërkohë që raportimet në Angli thanë se kjo lidhej edhe me mosofrimin e një kontrate të re verën e kaluar.
Në fund, Newcastle vendosi ta shiste në ditën e fundit të merkatos për të shmangur rrezikun që lojtari 25-vjeçar të kalonte muajt e ardhshëm në tribuna. Në vend të tij, ata siguruan nënshkrimin rekord të Nick Woltemade dhe blerjen në momentet e fundit të Yoane Wissa nga Brentford.
Isak pritet të ketë pak minuta në javët e para me Liverpool-in, pasi nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare për katër muaj dhe nuk ka bërë një përgatitje të plotë parasezonale.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendje ishte një detaj në videon e prezantimit të tij. Në prapavijë dëgjohej kënga ‘Rein Me In’ nga Sam Fender – artist i lindur në North Shields dhe tifoz i zjarrtë i Newcastle.
A warm welcome from the skipper 🤗@AXA | #Ad pic.twitter.com/MeDUKxMzNN
— Liverpool FC (@LFC) September 12, 2025
Fender ka mbajtur disa koncerte madhështore në “St James’ Park”, ku vetëm në vitin 2023 shiti 100,000 bileta, dhe është i njohur për lidhjet e tij të forta me klubin.
Kjo bëri që shumë tifozë të interpretojnë përzgjedhjen e këngës si një “thumbim” të qëllimshëm nga Liverpool:
Njëri shkroi: “Sam Fender në sfond është goditje e fortë.”
Një tjetër komentoi: “E kanë lënë qëllimisht për t’i fërkuar plagët Newcastle.”
Një i tretë shtoi: “Liverpool po tallen hapur, ajo është këngë e Sam Fender.”
Ndërsa një tifoz tjetër pranoi: “Për të qenë i sinqertë, ‘top sh**housery’.” /GazetaExpress/