Zvicra dhe Kosova luajnë baraz - Gazeta Express
string(21) "live-zvicra-11-kosova"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2022 19:27

Zvicra dhe Kosova luajnë baraz

Futboll

Gazeta Express

29/03/2022 19:27

Zvicra dhe Kosova kanë luajtur baraz 1:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Zvicrës.

Ishin “Dardanët” që kaluan të parët në epërsi përmes Milot Rashicës që realizoi në minutën e 52-të të ndeshjes.

Por, nëntë minuta më vonë, një dalje e gabuar e Aro Muric i kushtoi me gol Kosovës, ku realizoi Lotomba

Rrjedha e ndeshjes minutë pas minuti:

Zvicra 1:1 Kosova

Mbyllet ndeshja

90+3 Amir Rrahmani ndëshkohet me karton të verdhë.

90+1′ Lirim Kastrati inkuadrohet në lojë në vend të Vojvodës

90+1′ Domgjoni inkuadrohet në vend të Rashicës.

81′ Andi Zeqiri inkuadrohet në vend të Okafor. Shpërthejnë vërshëllimat nga tifozët.

76′ Betim Fazliji inkuadrohet në vend të Florian Loshajt.

76′ Florent Muslija inkuadrohet në vend të Valon Berishës.

75′ Largohet nga loja Xherdan Shaqiri. Inkuadrohet Steffen.

74′ Shaqiri për pak sa nuk shënon gol nga gjysma e fushës.

74′ Rashica provon të godasë nga distanca, por bllokohet.

73′ Ibrahim Dresevic lëshon një predhë nga distanca, por pret Kobel. Goditje këndi për Kosovën.

72′ Xherdan Shaqiri godet, por qëndrore dhe pa problem për Aro Muric

70′ Zhegrova depërton nga ana e djathtë dhe fiton goditje këndi.

68′ Blendi Idrizi largohet dhe lë vendin për Ibrahim Dresevic.

68′ Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Zymer Bytyqit.

63′ Granit Xhaka del nga loja. Në vend të tij inkuadrohet Freuler. Xhaka i nervozuar pas zëvendësimit.

61′ Gol për Zvicrën. Lotomba realizon me kokë. Aro Muric del pa nevojë nga porta.

60′ Comert godet me kokë pas harkimit të Shaqirit, por topi përfundon jashtë.

59′ Gavranovic mban topin në zonë, por në fund devijohet në goditje këndi nga Kryeziu.

52′ GOOOOOOOOOOL. Kosova kalon në epërsi ndaj Zvicrës. Realizon Milot Rashica.

49′ Shaqiri kroson në zonë, por Aro Muric grushton topin.

45′ Starton pjesa e dytë

45′ Mbyllet pjesa e parë. Kosova dominoi lehtësisht në 45 minutat e parë. Pati posedimin 57 me 43 dhe pati raste më të mira. Edhe te Zvicra nuk munguan rastet ideale për shënim.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

43′ Goditje e fuqishme nga Shaqiri prej distancës, por pret sërish Aro Muric.

38′ Zuber godet fuqishëm, por pret Aro Muric.

34′ Në një duel, Xhaka ia shqyen fanellën Rashicës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

32′ Rast ideal shënimi, por nuk ia del Valon Berisha.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

30′ Kalon gjysmë ore lojë. Kosova me një dominim të lehtë, por ende asnjë rast ideal shënimi.

28′ Ndërhyrje e rrezikshme e Florian Loshajt ndaj Granit Xhakës në mesfushë. Fatmirësisht nuk lëndohet kapiteni i Zvicrës.

22′ Mundësi e mirë për Zvicrën, por Gavranovic godet tmerrësisht keq.

17′ Ndërhyrje e rrezikshme në zonë nga Hadërgjonaj në Zuber, por gjyqtari nuk akordon penallti.

15′ Kalojnë 15 minuta lojë. Ndeshje e barabartë. Rasti më i mirë deri tani ishte për Amir Rrahmanin që goditi me kokë.

14′ Goditja e dytë nga këndi për Zvicrën. Pa rrezik për Kosovën.

13′ Rrahmani godet me kokë, por jo mjaftueshëm e fuqishme për ta mposhtur portierin e Zvicrës

10′ Shaqiri godet nga gjuajtja e lirë, por topi shkon mbi portë. Pa rrezik për Kosovën.

7′ Zymer Bytyqi depërton bukur nga e majta, por topi nuk arrin deri te qendërsulmuesi Vedat Muriqi.

6′ Gavranovic del në pozitë të mirë për të gjuajtur, por bllokohet nga mbrojtja e Kosovës.

4′ Harkimi i Bytyqit për pak nuk e gjen kokën e Vedat Muriqit. Pa rrezik për Zvicrën.

1′ Starton ndeshja në Cyrih. Të parët me topin luajnë Zvicra.

Granit Xhaka merr mirënjohje pasi sot e zhvillon ndeshjen e 100-të me fanellën e Zvicrës.

Image

Formacionet zyrtare:

Zvicra:

Kosova:


“Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”, është baneri që “Dardanët” kanë përgatitur për Andi Zeqirin.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nga video e siguruar nga Gazeta Express, shihet se në shkallët e stadiumit po dominojnë shqiptarët, të cilët me vete kanë flamuj kombëtar dhe të shtetit të Kosovës.

Me flamuj e me plisa, qindra tifozë presin në radhë për të hyrë në stadium.

Vetëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk janë larguar nga formacioni startues i ndeshjes ndaj Anglisë. Të gjithë futbollistët tjerë janë zëvendësuar.

Kjo ndeshje do të jetë edhe më speciale për Granit Xhakën. Kjo pasi kapiteni i “helvetikëve” e zhvillon ndeshjen numër 100 për Zvicrën.

“Dardanët” kanë zbarkuar dje në tokën zvicerane, ku e kanë zhvilluar një seancë stërvitore dhe më pas trajneri Alain Giresse e mbajti konferencën për shtyp. Kosova ka respekt për Zvicrën, por Vedat Muriqi me shokë do të mundohen ta nxjerrin një rezultat pozitiv sonte.

Lojtarët e Kosovës pritet ta kenë një mbështetje të madhe nga tifozët në tribuna pasi stadiumi pritet të jetë i mbushur, mbi të gjitha me tifozë shqiptarë.Prezentë do të jenë edhe “Dardanët”, të cilët nuk e lënë Kombëtaren kurrë vetëm, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo është një ndeshje miqësore ku rezultati nuk është gjithsesi në plan të parë. Kjo po konsiderohet edhe si një festë në të dyja vendet, duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtë në mes tyre.

/Gazeta Express/