LIVE: Sllovakia 2:4 Kosova - Gazeta Express
string(24) "live-sllovakia-24-kosova"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 19:29

LIVE: Sllovakia 2:4 Kosova

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 19:29

LIVE: Sllovakia 2:4 Kosova

77′ Krosim i bukur nga Muslija, por Muriqi gjuan jashtë.

72′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL KOSOVA. Kreshnik Hajrizi shënon për 2:4.

70′ Haraslin godet fuqishëm, por Aro Muric bën pritje fantastike për ta ruajtur epërsinë e Kosovës.

67′ Duda i Sllovakisë tenton nga distanca, por godet mbi portë.

64′ Tollovi në zonën tonë, por largohet përkohësisht rreziku.

63′ Goditje dënimi për Sllovakinë, por ndalet nga muri mbrojtës i Kosovës.

60′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Kosova përpara. Florent Muslija shënon nga gjuajtja e lirë.

58′ Faulohet Florent Muslija. Mundësi e mirë për Kosovën.

53′ Kundërsulm i shpejtë nga Sllovakia, por Aro Muric pret goditjen.

52′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Veldin Hoxha.

50′ Prekje me dorë nga sllovakët, por gjyqtari nuk akordon penallti. Vazhdon loja.

47′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Fisnik Asllani shënon bukur me kokë dhe barazon rezultatin.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Shënon sërish Sllovakia. Shënon Haraslin.

43′ Goditje e lirë për Sllovakinë në një pozitë mjaft të rrezikshme.

42′ Obert godet, por gjuan shumë lart mbi portë.

39′ Sllallom i Lobotkas drejt zonës, por gjuan dobët. Pret pa problem Aro Muric.

37′ Goditje e bukur nga sllovakët, por godet shtyllën.

36′ Aksion i mirë, por ndalet goditje e Vedat Muriqit.

32′ Hancko del në rast të mirë shënimi, por pret portieri Aro Muric.

30′ Fisnik Asllani futet në zonë, por gabon në pasimin final. Ndalet nga mbrojtja vendase.

30′ Gjysmë ore lojë kanë kaluar. Kosova po e dominon ndeshjen, por me pak raste shënimi.

25′ Tjetër karton i verdhë për Kosovën. Ndëshkohet Lumbardh Dellova.

21′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Kosova e barazon rezultatin. Shënon Veldin Hoxha. Gol i jashtëzakonshëm nga mesfushori shqiptar.

17′ Aksion i bukur nga Kosova, por Dion Gallapeni godet shumë lart mbi portë.

14′ Vojvoda godet bukur, por pret portieri sllovak, Dubravka

14′ Vjen kartoni i parë në ndeshje. Kreshnik Hajrizi ndëshkohet pas një ndërhyrjeje të ashpër në mesfushë.

12′ Harkim i bukur në zonë, Muriqi gjuan me kokë, por devijohet gjuajtja e tij.

10′ Goditje e fuqishme nga Asllani, por ndalet nga mbrojtja vendase.

6′ Shënon Sllovakia, Martin Valjent realizon me kokë për 1:0

3′ Harkim i bukur nga Mërgim Vojvoda, por Fisnik Asllani nuk arrin ta godasë topin.,

1′ Starton ndeshja

Futbollistët kosovarë zbresin në fushë për t’i kryer ngrohjet e nevojshme para duelit të madh që nis pas pak minutash.

Tifozët kosovarë në stadium nisin thirrjet “UÇK, UÇK”, pak minuta para ndeshjes.

Është mësuar kundërshtari i Kosovës në rast fitoreje sonte. Nëse e fitojmë ndeshjen sonte ndaj Sllovakisë, “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Turqinë, e cila sapo fitoi minimalisht 1:0 ndaj Rumanisë.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.

Kosova starton me Aro Muric në portë, Hajdarin, Hajrizin dhe Dellovën në qendër të mbrojtjes, Vojvoda e Gallapeni në krahët e mbrojtjes.

Në mesfushë janë Muslija, Rexhbeçaj dhe Hoxha, kurse në qendër të sulmit do të jenë Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani

Verdhekaltrit do të jenë të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, të cilët kanë udhëtuar drejt Bratisllavës nga Kosova dhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Mbi 5 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadium sonte në sektorë të ndryshëm.

Atmosfera në Bratislavë po bëhet gjithnjë e më e nxehtë para përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës në play-off për Kupën e Botës 2026.

Autoritetet sllovake kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë, duke mos lënë asgjë rastësisë. Një numër i madh automjetesh policore janë vendosur pranë zonave ku ndodhen tifozët, ndërsa në terren janë angazhuar edhe njësi policore mbi kuaj për të mbikëqyrur rendin.

Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo incident të mundshëm, teksa prania e madhe e tifozëve, veçanërisht atyre kosovarë, ka rritur ndjeshëm tensionin në qytet.

Në rast fitoreje sonte, Kosova të martën (31 mars) e zhvillon finalen e play-offit ndaj fituesit mes Turqisë dhe Rumanisë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement