LIVE – Shorti për ‘Euro 2020’, Kosova do të mësojë rivalët dhe Grupin - Gazeta Express
string(64) "live-shorti-per-euro-2020-kosova-do-te-mesoje-rivalet-dhe-grupin"

Gazeta Express

30/11/2019 18:38

LIVE – Shorti për ‘Euro 2020’, Kosova do të mësojë rivalët dhe Grupin

Gazeta Express

30/11/2019 18:38

Është duke u hedhur shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian 2020. Në rast kualifikimi në ‘Euro 2020’, Kosova mund të luajë në Grupin C ose F dhe pas pak do t’i mësojë rivalët.

Në mesin e ekipeve kombëtare që me ankth e emocione e kanë pritur shortin e së shtunës, është edhe Kosova.

Tashmë ka nisur hedhja e shortit.

Nëse Kosova kualifikohet në EURO 2020, tashmë është bërë e ditur se mund të radhitet vetëm në Grupin C ose në atë F, raporton Gazeta Express.

Shikoni KETU LIVE

Kosova s’e arriti kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që mbeti në pozitën e tretë, prapa fitueses së grupit Anglisë dhe Çekisë.

Megjithatë, ëndrra e Kosovës nuk u mbyll me kaq. Dardanët kanë mundësi të kualifikohen në këtë kampionat përmes Rrugës D të play-offs, ku në gjysmëfinale do të luajnë kundër Maqedonisë, ndërsa në finale i pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia. /Gazeta Express/