Sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sot, procesi i votimit zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvome, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht. Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,999,204, të cilët janë të shpërndarë në 38 komuna.
Me poshtë e gjeni pjesëmarrjen e votuesve sipaz KQZ’së