Real Madridi triumfon ndaj Liverpoolit dhe e fiton Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(49) "live-liverpool-real-madrid-starton-pjesa-e-dyte-1"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2022 21:36

Real Madridi triumfon ndaj Liverpoolit dhe e fiton Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

28/05/2022 21:36

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja nisi me 36 minuta vonesë, për shkak që ende nuk ishin vendosur në stadium shumica nga tifozët e Liverpoolit.

Liverpool 0:1 Real Madrid

Përfundon ndeshja.

90′ Pesë minuta shtesë dhe pesë minuta shpresë për Liverpoolin.

82′ Sërish Courtois ia mohon golin Salahut, e pabesueshme.

80′ Courtois sërish nuk mposhtet, i jashtëzakonshëm sonte.

76′ Krosim i bukur duke i lënë fjetur mbrojtësit e Liverpoolit, por nuk shfrytëzohet kjo nga Real Madridi.

73′ Liverpooli po e administron ndeshjen, por ende pa krijuar raste të mira shënimi.

64′ Super pritje e Courtois, ia mohon sërish golin Salahut.

59′ GOOOOOOOOOOOOL. Real Madridi kalon në epërsi ndaj Liverpoolit. Realizon Vinicius Junior.

58′ Salah godet, por bllokohet gjuajtja nga mbrojtja e Real Madridit.

54′ Krosim i rrezikshëm nga Arnold, por gjithçka përfundon mirë për spanjollët.

47′ Krosim i bukur, por Diaz nuk arrin ta godasë topin me kokë.

46′ Starton pjesa e dytë e ndeshjes

MBYLLET PJESA E PARË.

43′ Benzema shënon, por anulohet për pozicion jashtë loje.

41′ Henderson me super goditja nga distanca, por pa rrezik për Real Madridin.

40′ Mane gjuan, por topi largohet në fund nga Militao. Do të jetë korner për Liverpoolin.

35′ Salah godet tani me kokë, por direkt e në portierin belg, Thibaut Courtois.

28′ Fabinho godet nga distanca, por topi shkon shumë lart mbi portë.

21′ Rast ideal nga Sadio Mane, i cili gjuan por Courtois i jashtëzakonshëm sonte.

19′ Edhe një mundësi e mirë për Liverpoolin, Salah asiston për Arnold, i cili gjuan mbi portë.

18′ Tjetër goditje nga Salah, por sërish në vend portieri Thibaut Courtois.

17′ Thiago godet nga distanca, por direkt në portierin Courtois, i cili e pret pa problem.

16′ Super rast për Liverpoolin, por Courtois pret.

10′ Dhjetë minuta lojë. Ndeshje me intensitet të lartë, por ende pa raste të mira shënimi.

7′ Një depërtim me fat i Valverdes në krahun e djathtë, por krosimi i tij nuk arrin cakun.

2′ Goditje dënimi për Liverpoolin, por pa rrezik për “Los Blancos”.

1′ Starton ndeshja

Fillon ceremonia hapëse, gjithçka gati për fillimin e finales së madhe.

Vjen edhe shtyrja e tretë, ndeshja tani pritet të fillojë në orën 21:36.

Del nga kontrolli situata jashtë stadiumit, tifozët po kapërcejnë rrethojat për të hyrë në stadium.

Lojtarët janë rikthyer për t’u ngrohur sërish.

Shtyhet sërish fillimi i ndeshjes, kaos jashtë stadiumit. Tani ndeshja pritet të nis në orën 21:30, por mund të shtyhet edhe më shumë

Shtyhet fillimi i ndeshjes

Fillimi i finales së Ligës së Kampionëve sonte është shtyrë për shkak të problemeve të rëndësishme jashtë fushës.

Liverpool kundër Real Madridit do të luhej në orën 21:00, duke u zhvilluar në Stade de France në Paris, shkruan Gazeta Express.

Shtyrja vjen pasi tifozët e Liverpoolit nuk kanë arritur që të hyjnë në stadium, teksa mijëra ulëse kanë mbetur të zbrazta.

Shtyrja, sipas njoftimit nga UEFA do të jetë vetëm 15 minuta. /Gazeta Express/

FORMACIONET ZYRTARE:

Liverpool:

Real Madrid:

Liverpooli me vlerë më të lartë se Real Madridi

Bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt, Liverpooli ka vlerë më të madhe të ekipit sesa “Los Blancos”.

Vlera e “Reds” shkon në 900.5 milionë euro, kurse ajo e spanjollëve 756.5 milionë euro.

Tifozët besojnë se Real Madridi triumfon sonte

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen e sontme, 57% e votuesve deri më tani mendojnë se Real Madridi do të shënojë fitore. Kurse, 43% e tyre mendojnë se sonte triumfojnë “Të Kuqtë”.

Bastoret favorizojnë Liverpoolin

Kompanitë e basteve e favorizojnë Liverpoolin për të shënuar fitore sonte. Fitorja e skuadrës angleze ka kuotën 2.00, kurse për fitoren e Real Madridit kuota është 3.50.

3.75 është kuota për barazim. Kjo vlen vetëm për kohën e rregullt prej 90 minutave.

Real Madridi me bilanc më të mirë në ndeshjet direkte

Kjo do të jetë përballja e nëntë mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle. Nga tetë ndeshjet paraprake, Real Madridi ka bilanc më të mirë.

“Los Blancos” kanë shënuar fitore në katër ndeshje, kurse tri ndeshje i kanë takuar Liverpoolit. Një tjetër ndeshje mes këtyre skuadrave ka përfunduar baras.