Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj. Dardanët e gjejnë veten veç dy lojë larg kualifikimit të parë ndonjëherë në një eveniment madhor.Dhe, asgjë dhe askund më pak se në një Kampionat Botëror. Sonte, “Dardanët” ndeshen me Sllovakinë në Bratisllavë në gjysmëfinalen e play-offit.
Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar minutë pas minuti se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje.
LIVE: Sllovakia 1:1 Kosova
21′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Kosova e barazon rezultatin. Shënon Veldin Hoxha. Gol i jashtëzakonshëm nga mesfushori shqiptar.
17′ Aksion i bukur nga Kosova, por Dion Gallapeni godet shumë lart mbi portë.
14′ Vojvoda godet bukur, por pret portieri sllovak, Dubravka
14′ Vjen kartoni i parë në ndeshje. Kreshnik Hajrizi ndëshkohet pas një ndërhyrjeje të ashpër në mesfushë.
12′ Harkim i bukur në zonë, Muriqi gjuan me kokë, por devijohet gjuajtja e tij.
10′ Goditje e fuqishme nga Asllani, por ndalet nga mbrojtja vendase.
6′ Shënon Sllovakia, Martin Valjent realizon me kokë për 1:0
🇸🇰Eslovaquia abre rápido el partido contra Kosovo! Gol de Martin Valjent.pic.twitter.com/IVLqaIYlAj
— Nahuel Lanzón (@nahuelzn) March 26, 2026
3′ Harkim i bukur nga Mërgim Vojvoda, por Fisnik Asllani nuk arrin ta godasë topin.,
1′ Starton ndeshja
Futbollistët kosovarë zbresin në fushë për t’i kryer ngrohjet e nevojshme para duelit të madh që nis pas pak minutash.

Tifozët kosovarë në stadium nisin thirrjet “UÇK, UÇK”, pak minuta para ndeshjes.
Është mësuar kundërshtari i Kosovës në rast fitoreje sonte. Nëse e fitojmë ndeshjen sonte ndaj Sllovakisë, “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Turqinë, e cila sapo fitoi minimalisht 1:0 ndaj Rumanisë.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.
Kosova starton me Aro Muric në portë, Hajdarin, Hajrizin dhe Dellovën në qendër të mbrojtjes, Vojvoda e Gallapeni në krahët e mbrojtjes.
Në mesfushë janë Muslija, Rexhbeçaj dhe Hoxha, kurse në qendër të sulmit do të jenë Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani

Verdhekaltrit do të jenë të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, të cilët kanë udhëtuar drejt Bratisllavës nga Kosova dhe nga vende të ndryshme të Evropës.
Mbi 5 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadium sonte në sektorë të ndryshëm.
Atmosfera në Bratislavë po bëhet gjithnjë e më e nxehtë para përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës në play-off për Kupën e Botës 2026.
Autoritetet sllovake kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë, duke mos lënë asgjë rastësisë. Një numër i madh automjetesh policore janë vendosur pranë zonave ku ndodhen tifozët, ndërsa në terren janë angazhuar edhe njësi policore mbi kuaj për të mbikëqyrur rendin.
Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo incident të mundshëm, teksa prania e madhe e tifozëve, veçanërisht atyre kosovarë, ka rritur ndjeshëm tensionin në qytet.

Në rast fitoreje sonte, Kosova të martën (31 mars) e zhvillon finalen e play-offit ndaj fituesit mes Turqisë dhe Rumanisë. /Gazeta Express/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...