LIVE: Kosova 1:1 Andorra - Gazeta Express
string(42) "live-kosova-andorra-mbyllet-pjesa-e-pare-1"

LIVE: Kosova 1:1 Andorra

Futboll

Gazeta Express

28/03/2023 20:45

Kosova 1:1 Andorra

84′ Goditje nga distanca nga Fazliji, por jo e fortë sa duhet. Pret portieri kundërshtar.

Lexo Edhe:

83′ Tjetër goditje me kokë, kësaj here nga Muriqi, por lart mbi portë.

81′ Krosim fantastik i Zhegrovës, por gjuajtja me kokë e Kryeziut shkon ngjitur me shtyllën.

79′ Aksion i bukur i Kosovës. Hadërgjonaj harkon mirë për Bytyqin, por ai gjuan plogësht me vollej goditje.

75′ Zymer Bytyqi inkuadrohet në lojë në vend të Arbër Zenelit. Gjithashtu edhe Florent Muslija inkuadrohet në vend të Bersant Celinës.

73′ Nuk ka penallti për Kosovën.

72′ Muriqi rrëzohet në zonë, por sërish gjyqtari hesht. Mbetet të shihet nëse do të ndërhyjë dhoma e VAR-it.

67′ Milot Rashica rrëzohet në zonë. Kosova kërkon penallti, por gjyqtari hesht.

61′ Andorra barazon shpejt rezultatin ndaj Kosovës. Shënon Rosas.

60′ Edon Zhegrova ndëshkohet me karton të verdhë për shkak se e hoqi fanellën gjatë festës së golit.

59′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Edon Zhegrova e kalon Kosovën në epërsi.

48′ Mundësi e mirë për Kosovën, por Hadërgjonaj vonohet dhe nuk e arrin topin.

45′ Dy zëvendësime te Kosova. Donat Rrudhani inkuadrohet në vend të Leart Paqaradës, kurse Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Valon Berishës.

45′ Starton pjesa e dytë’

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

44′ Vedat Muriqi me mundësi të artë shënimi, por pret portieri i Andorrës. Vetëm rivënie nga këndi.

30′ Gjysmë ore lojë kanë kaluar. Kosova ka dominimin, por ende rezultati mbetet i pandryshuar.

25′ Gjuajtja bllokohet nga muri mbrojtës i Kosovës.

24′ Goditje e lirë shumë pranë 16-metërshit për Andorrën.

23′ Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ Rast i madh për Kosovën, por goditja e Zenelit bllokohet në fund. Mbetet rezultati 0:0.

9′ Vedat Muriqi godet me kokë pas harkimit të Zenelit, por mbron portieri.

7′ Ndëshkohet me karton të verdhë futbollisti i Andorrës, Vales, pas një ndërhyrjeje të rrezikshme në kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

6′ Kosova ka administrimin e ndeshjes në minutat e parë të ndeshjes, duke kërkuar menjëherë zhbllokimin e rezultatit.

1′ Starton ndeshja

“Dardanët” publikojnë një baner fantastik.

“Dhimbja e të kaluarës sonë është forca e të tashmes sonë”, thuhet në banerin e tifozerisë së Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Formacionet zyrtare

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka bërë katë ndryshime nga ndeshja ndaj Izraelit.

Florent Hadërgjonaj do të startojë në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të Mërgim Vojvodës.

Në mesfushë, Betim Fazliji dhe Valon Berisha startojnë në vend të Florent Muslijës dhe Ibrahim Dresevic.

Ndërkohë në fazën e sulmit, Zeneli do të startojë në vend të Edon Zhegrovës.

Albion Rrahmani dhe Amar Gërxhaliu janë sërish jashtë listës për këtë përballje.

Gjendja në grupin I

Aktualisht, Zvicra dhe Rumania kanë nga tri pikë. Kosova dhe Izraeli nga një, kurse Andorra dhe Bjellorusia nuk kanë pikë pas xhiros së parë.

Deklarata e trajnerit Alain Giresse

“Vijmë nga një rezultat pozitiv dhe do të bëjmë përpjekje që ta ruajmë këtë ecuri pozitive me fitore ndaj Andorrës. Pikën e fituar në Izrael mund ta vlerësoj pozitive, edhe pse kemi mundur ta fitojmë krejt ndeshjen. Andorra autsajder i grupit? Ne nuk e neglizhojmë aspak dhe as nuk e konsiderojmë të dobët. Në këtë garë duhet të tregojmë seriozitet maksimal në çdo ndeshje”, ka theksuar Giresse në konferencë për shtyp.