string(28) "live-irlanda-e-veriut-kosova"

Futboll

Gazeta Express

24/09/2022 18:00

LIVE: Irlanda e Veriut-Kosova

Futboll

Gazeta Express

24/09/2022 18:00

Irlanda e Veriut 1:1 Kosova

87′ Muriqi me mundësi të artë, por gjuan mbi portë.

82′ Irlanda barazon rezultatin, shënon Whyte.

75′ Presion i lartë nga Irlanda e Veriut, por deri tani Kosova po mbrohet mjaft mirë.

65′ Irlanda e Veriut me mundësi të mira shënimi, por shpëtojmë pa pranuar gol.

59′ Vedat Muriqi shënon gol spektakolar për Kosovën

51′ Depërtim i bukur nga Rashica në anën e majtë, por dëshpëron me krosimin.

46′ Mundësi e jashtëzakonshme për Irlandën e Veriut, por Muric shpëton Kosovën edhe njëherë.

45′ Starton pjesa e dytë

45′ Mbyllet pjesa e parë

44′ Betim Fazliji ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje.

36′ Vendasit dalin në sulm, por pret Aro Muric.

29′ Rashani me mundësi të mirë, por pason dobët topin.

24′ Muslija godet bukur, por pret përsëri portieri.

23′ Faulohet Rashica, mbetet i shtrirë në tokë.

13′ Kosova vazhdon me mundësi të mira shënimi, dështon Muriqi.

9′ Tjetër rast për Kosovën, por Rashica godet sërish dobët.

7′ Goditje këndi për Irlandën e Veriut, por pa rrezik për Kosovën.

5′ Goditje e papërshtatshme nga Muslija, por pret portieri. Nga topi i kthyer, Rashica nuk arriti të godasë si duhet.

1′ Starton ndeshja

Formacionet zyrtare:

Mungesat e dy ekipeve

Daniel Ballard që do të mungojë sonte te vendasit, teksa Ian Baraclough nuk e ka në dispozicion as sulmuesin, Kyle Lafferty, i cili është larguar nga kampi i Kombëtares.

Në anën tjetër, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Mërgim Vojovda dhe Shkëlqim Vladi, janë futbollistët Alain Giresse nuk do t’i ketë në dispozicion shkaku i lëndimeve.

Gjendja në grup

Greqia e ka siguruar vendin e parë në këtë grup, teksa Kosova synon ta mbajë vendin e dytë – aty ku pozicionohet momentalisht me 6 pikë.

Ndërkaq, Irlanda e Veriut është e treta në grup me 2 pikë. Dy pikë i ka edhe Qipro që merr pozitën e fundit në grup.

/Gazeta Express/